Realizohet “martesa” më e shtrenjtë e vitit me vlerë 20 miliardë dollarë

Hënë, 05 November 2018 18:24

Pritet të realizohet këtë javë martesa më e shtrenjtë e vitit, pasi dy kompanitë e nxjerrjes së arit, Barrick Gold dhe Randgold, kanë vendosur të bashkohen në një të vetme.

Nga marrëveshja me vlerë 20 miliardë dollarë, do të shkrihen në një të vetme pesë minierat më fitimprurëse të arit në botë. Kapaciteti prodhues i të pesta minierave llogaritet të jetë i barabartë me atë të Kanadasë ose Afrikës së Jugut, pra afërsisht 187 tonë në vit.

Për gjigantin Barrick, një marrëveshje e tillë do të shërbejë si një barkë shpëtimi duke qenë se vitet e fundit kompania po haste mjaft vështirësi. Vështirësitë erdhën si pasojë e krizës financiare, por për arsye të tjera siç ishte mbyllja e minierës në Pascua Lama pas ndotjes mjedisore që ishte shkaktuar në zonën e punimeve.

Bashkimi i Barrick dhe Randgold vjen në një moment delikat për sektorin e minerareve. Kjo për shkak të pasigurive që e shoqërojnë në lidhje me pasojat që shkakton kjo industri në mjedis si dhe aktivitetet e paligjshme që lidhen me të.

Login to post comments