Qentë e Policisë së Shtetit janë nxjerrë në ankand nga Mistria e Financave dhe Ekonomisë, përmes Drejtorisë së Përgjithshme të Pronës Publike. Ankandi për shitjen e 20 qenve do të zhvillohet më datë 26 nëntor 2018. Ato janë planifikuar të nisin në orën 09:00 të mëngjesit dhe do të zgjasin deri në orën 14:00.
Çmimi i tyre varion nga 8 000 deri në 15 000 lekë. Të interesuarit për blerje duhet të paraqesin vendin, datën dhe orën e njoftuar pranë komisionit të ankandit dokumentet e mëposhtme:
Kërkesë me shkrim për blerje e regjistruar pranë protokollit të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë
Garancinë bankare apo mandate pagesën në origjinal që vërteton ngurtësimin e 20% të vlerës së fillimit të ankandit, në lekë për llogari të MFE-së
Dokument identifikimi (pasaportë biometrike ose letërnjoftim).
Pjesëmarrësit në ankand që tërhiqet pa dhënë asnjë ofertë për vlerën e shpallur për shitje, i konfiskohet 20% e garancisë bankare, e ngurtësuar për pjesëmarrje në ankand. Mandatpagesa duhet të bëhet brenda afatit të pranimit të kërkesave për pjesëmarrje në ankand, pranë çdo banke të nivelit të dytë ose në degët e thesarit në rrethe.