Janë zbuluar çmimi dhe specifikat e SUV-it më të ri të Citroenit, C5 Aircross të ri.
SUV-i i markës franceze ka një çmim fillestar prej 26,500 euro e mund të porositet nga 3 dhjetori i këtij viti, ndërsa porositë e para të tij do të dorëzohen me 4 shkurt 2019.
C5 Aircross do të ofrohet në tre opsione, Feel, Flair e Flair Plus. Të tre kanë një ekran tetë inçësh me prekje ku përfshihet sistemi i navigacionit TomTom, Apple CarPlay, Android Auto e kamera nga pas, si dhe kanë mbushës wireless për smartfonë, transmeton koha.net.
Citroen ofron tre ngjyra të interierit për C5 Aircross, modeli bazë ‘Feel’ ofrohet në ngjyrë gri e shitet për 26,500 euro, modeli ‘Flair Plus’ për 29 mijë euro e ai ‘Flair Plus’ rreth 3 mijë euro më shumë.
Deri tani 2 motorë me benzinë e 2 me naftë janë konfirmuar për C5 Aircross. Motori me benzinë është 130 me tre cilindra PureTech që prodhon 128 kuajfuqi si dhe i njëjti por që prodhon 180 kuajfuqi.
Ndërsa ata me naftë janë: BlueHDi 130 që prodhon 128 kuajfuqi si dhe Blue HDi 180 me 178 kuajfuqi.
Në 2020-ën, do t’i shtohet edhe modeli hibrid, që do të ketë një motor me benzinë në bashkëpunim me 2 të tjerë elektrik që së bashku prodhojnë 300 kuajfuqi.