Një grua nga Serbia u arrestua në pikën kufitare të Muriqanit nga policia shqiptar.
Olivera Pavloviç, 42 vjeçe, banuese në Vranjë ishte e shpallur në kërkim ndërkombëtar, më datë 12 tetor 2018 nga Interpol Beogradi/Serbi.
Gjykata e Vranjës, Serbi, më 25.05.2015, e ka dënuar me 3 vite burg, për veprën penale “Trafikim i qënieve njerëzore”
Ndalimi i saj u bë në Muriqan, në dalje nga Shqipëria, me qëllim ekstradimin drejt Serbisë ku ka kryer veprën penale.