Pesticidet që u hidhen produkteve bujqësore por dhe kimikatet që janë në përbërje të objekteve të ndryshme janë shkak i rritjes së numrit të personave të prekur me kancer në Shqipëri. Në Kongresin e 13 të sëmundjeve të gjakut është theksuar se në Shqipëri regjistrohen 450 raste çdo vit, duke mos bërë më dallim nga shtetet që e kanë ndezur sinjalin e alarmit.
Pesticidet dhe produktet kimike janë ndër shkaktarët kryesorë të kancerit të gjakut.
Në Shqipëri regjistrohen rreth 450 raste në vit.
Gjatë Kongresit të 13 të sëmundjeve të hematologjisë, kreu i Shoqatës se Mjekëve Arben Ivanaj kërkoi kërkoi më shumë kujdes për në përzgjedhjen e mallrave të konsumit.
Arben Ivanaj: Janë të gjithë agresivët e ambientit, si produktet kimike pa përjashtim. Qoftë parfumeria, pesticidet, qoftë medikamentet janë një agresion ndaj organizmit.
Shqipëria tashmë është përfshirë në hartën e vendeve ku është ndezur sinjali i kuq.
Arben Ivanaj: Shtimi i faktorëve agresivë ndaj shëndetit tonë në jetën e përditshme dhe rritja e sensibilitetit dhe regjistrimit të këtyre sëmundjeve ka bërë që të kemi një shtim relativ të këtyre të sëmurëve dhe në Shqipëri ashtu siç konstatohet në vendet e tjera të Europës.
Mjeku tregoi se kujdesi ndaj kësaj sëmundje duhet të jete tepër i veçantë.
Arben Ivanaj: Cilësia e jetës dhe të jetuarit shëndetshëm është shumë e rëndësishme. Të ruhemi nga gjërat abuzive të tepërta dhe të merremi me sport.
Kanceri i gjakut prek të gjitha grupmoshat, duke mos kursyer as të rinjtë, të cilët janë po aq në risk sa të moshuarit apo duhanpirësit.