Kush është Edison Harizaj, "Il Padrino" i Vlorës që u ekzekutua në Durrës

E mërkurë, 07 November 2018 08:28

Po kush është Edison Harizaj, i cili u vra në një atentat mbrëmjen e djeshme në Durrës.

Ora News raporton se 39-vjeçari Harizaj ka qenë i dënuar me 10 vite burg për vrasje dhe ka përfunduar dënimin në vitin 2010.

Në Vlorë, Edisoni njihej me emrin "Il Padrino" dhe asgjë nuk bëhej pa miratimin e tij.

Edison Harizaj, i cili ishte edhe miku i Emiljano Shullazit u ekzekutua mbrëmjen e djeshme në lagjen 13 të Vlorës, teksa ai dhe shoku i tij Genci Caca po udhëtonin nga Tirana në drejtim të Vlorës. 

Nuk ka ende informacion se kush e ka kryer krimin, por policia gjeti ne zonën e Shën Vlashit një automjet të djegur, që dyshohet se i përket autorëve.

Login to post comments