Foto/ Kush është Genci Caci, viktima e dytë e atentatit në Durrës

E mërkurë, 07 November 2018 20:31

Genci Caci i plagosuri i atentatit mafioz të ndodhur mbrëmjen e djeshme, ka ndërruar jetë në Spitalin  e Traumës.

Ai ndodhej në vdekje klinike prej orësh, ndërsa mbrëmjen e sotme është konfirmuar se ai ka ndërruar jetë.

Caci mbeti i plagosur rëndë në atentatin e djeshëm në lagjen nr. 13 të Durrësit, ku u ekzekutua në mënyrë mafioze Edison Harizaj, miku i Emiljano Shullazit.

Harizaj dhe Caci ishin duke udhëtuar me një makinë tip “Audi” kur një mjet tjetër u ka prerë rrugën. Ata janë gjendur menjëherë nën breshëri kallashnikovi. Harizaj ndërroi jetë në vend, ndërsa Caci u mbijetoi plagëve të marra, por ka ndërruar jetë pak orë pas ngjarjes në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Ende nuk ka asnjë person të dyshuar në lidhje me këtë ngjarje, ndërsa policia ka shoqëruar kontigjentë kriminalë për të zbuluar ndonjë të dhënë.

Login to post comments