Zara "zgjeron" tregun – Shitje online në 106 vende të tjera

E Enjte, 08 November 2018 07:14

Kompania gjigande e modës do të zgjerojë shitjet në internet në 106 vende të tjera nëpërmjet një platforme të dedikuar online.

“Kjo do të thotë se veshjet e Zara do të jenë të disponueshme në internet në 202 vende. “Nga nesër, koleksionet botërore të grave, burrave dhe fëmijëve të Zara do të jenë të disponueshme në një total prej 202 tregje, mbështetur nga dyqani i integruar dhe platforma online” – tha kompania në një deklaratë sipas Reuters.

Inditex (Industria e dizajnit dhe tekstilit) ka thënë se synon deri në vitin 2020 të ketë të gjitha markat e saj, duke përfshirë Massimo Dutti dhe markën kryesisht të adoleshentëve Bershka, të disponueshme në mbarë botën në internet. Konsumatorët e Zara në vende si Angola, Bregu i Fildishtë dhe Indonezi do të jenë në gjendje të porosisin online në euro, duke përfshirë shpenzimet e transportit detar dhe tarifat doganore. Porositë do të plotësohen nga platforma online në Spanjë.

Shitjet në internet në Inditex u rritën 41 për qind në 2017 për të arritur 10 për qind të shitjeve neto të grupit, edhe pse kjo e la atë prapa disa rivalëve. Inditex po kërkon të integrojë shitjet online me rrjetin e dyqaneve duke u fokusuar në dyqane të mëdha tërheqëse ku klientët mund të provojnë artikujt për t’i blerë më vonë në internet.

Login to post comments