Sot varrimi për ekstremistin e vrarë në Bularat, grekët e parë futen në Shqipëri

E Enjte, 08 November 2018 08:07

Kanë mbërritur në Kakavijë shtetasit e parë grekë që do të marrin pjesë në varrimin Kostandinos Kacifas.

Autobusi i parë nga Athina mbërriti rreth orës 5:30.

Autobusët janë nisur nga qyteti Selaniku, Athina, Patra dhe Janina.  

Më shumë se 2 000 njerëz pritet të jenë në funeralin e 35-vjeçarit, i cili mbeti i vrarë më 28 tetor në Bularat të Gjirokastrës, pas një shkëmbimi zjarri me forcat speciale RENEA, pasi më parë kishte qëlluar me automatik policinë.

Në ceremoninë e varrimit që do të paraprihet nga mesha në kishë do të marrin pjesë edhe qytetarë të tjerë nga Dropulli dhe bashkia tjetër minoritare e Finiqit.

Login to post comments