Është kthyer në zakon për pjesën më të madhe të njerëzve, sidomos në mbrëmje, pa e ditur se po shkatërrojnë sytë e tyre.
Kontrolli i telefonit para gjumit, mund të shërbejë si shkak për të humbur shikimin, për shkak të kontrastit të fortë të dritës në errësirë.
Rrezikun më të madh e pëson kryesisht njëri sy, ku në rastin kur jeni të shtrirë në krahun e majtë, e gjithë drita bie në syrin e djathtë.
Për rrjedhojë, ky sy rrezikon të mbetet i verbër. Por nëse nuk bëni dot pa e kontrolluar telefonin në mbrëmje, këshillohet që ta ulni në minimum dritën e telefonit në mënyrë që dëmet të jenë më të pakta.
Por gjithsesi zgjidhja ideale do të qe, që ta kontrolloni telefonin më herët dhe jo në shtrat në errësirë, nëse doni që sytë tuaj të mbeten të shëndetshëm.