78 autobusë të linjave të ndryshme urbanë në kryeqytet janë kontrolluar nga Policia Rrugore e Tiranës, me qëllim verifikimin dhe kontrollin e nivelit të alkoolit tek drejtuesit e mjeteve të kësaj kategorie. Nga kontrollet dy drejtues kanë rezultuar nën efektin e alkoolit, ndërsa janë vendosur edhe 34 masa administrative.
Policia organizoi disa pika kontrolli me aparat Drager, nisur nga shqetësimet e shumta të adresuara në numrin emergjencave 112, në lidhje me shkeljet e rregullave të qarkullimit nga drejtuesit e mjeteve të transportit publik qytetas, kryesisht telefonata për përdorim alkooli nga drejtuesit e autobusëve, manovra të rrezikshme në rrugë, mosrregullim shpejtësie etj.
Gjithashtu përgjatë kontrolleve u vendosën edhe 34 masa administrative, për shkelje të tjera të rregullave të qarkullimit rrugor.