VIDEO/ Ekstremistë me flamurin e ‘Vorio-Epirit’ hyjnë në Bularat

E Enjte, 08 November 2018 11:03

Pavarësisht se policia shqiptare ka marrë masa të rrepta që persona me flamuj të ashtuquajtur të ‘Vorio-Epirit’ dhe që mbanin bluza me thirrje antishqiptare, në Bularat, ku do të zhvillohet dhe funeral i Katsifas, flamuj të tillë nuk kanë munguar.

Nuk dihet se nga cila pikë kufitare ka hyrë në Shqipëri personi që shihni në foto, apo është banues i Bularatit, por ai mbaj flamurin e ‘Vorio-Epirit’. Në Bularat kanë mbërritur edhe mediat greke. Katsifas do të përcillet për në banesën e fundit rreth orës 13:00. Përveç Kakavijës, grekët që duan të marrin pjesë në funeral, mund të futen edhe nga Qaf-Bota, dhe nga Saranda.

Gazetarja e ‘Fax News’ Ervina Shehaj raportoi më parë nga Kakavija se deri tani kanë hyrë nga kjo pikë doganore 670 shtetas të huaj, ndërsa po kontrollohen imtësisht nga policia shqiptare, siç shihet dhe nga pamjet e siguruara ngë ‘Fax News’.

Ndërkohë që janë ngritur dhe postblloqe nga policia shqiptare në afërsi të Kakavijës. Për garantimin e sigurisë kanë mbërritur edhe efektivë nga Tirana.

Në orët që vijnë pritet që të ketë një fluks edhe më të lartë. Në ceremoni pritet të marrin pjesë edhe shumë persona nga Himara.

Login to post comments