Kore raciste në Shqipëri, grekët vijnë dhe këndojnë himnin e Epirit të Veriut!

E Enjte, 08 November 2018 12:31

Teksa pritej varrimi i ekstremistit greke Konstandin Kacifas të vrarë gjatë shkëmbimit të armëve me RENEA-n, në Bularat të Gjirokastrës kanë mbërritur qindra grekë.

Nacionalistët grekë janë mbledhur në qendër të fshatit ku edhe kanë kënduar himnin kombëtar grek dhe atë të Vorio Epirit.

Ata kanë shpalosur edhe disa flamuj ku shkruhej: "Maqedonia është Greqi" dhe "Konstandin ti jeton, na udhëheq dhe na prin."

 

Mësohet se janë kthyer 8 shtetas grekë në Kakavijë pasi gjatë kontrollit të imtsishëm është parë se ata mbanin flamuj të Vorio Epirit.

Dyshohet se ata ishin ekstremistë të Agimit të Artë.

Login to post comments