Bllokuan aksin Gjirokastër-Kakavijë, arrestohen dy grekë

E Enjte, 08 November 2018 18:59

Policia shqiptare ka arrestuar sot ekstremistin e njohur grek Babis Karathanos dhe Anestis Kacis. Policia ka vënë në pranga dy shtetasit grekë si organizatorë të bllokimit të trafikut për më shumë se 10 minuta në aksin Gjirokastër-Kakavijë.

Mësohet se Babis Karathanos ka hyrë ilegalisht në vendin tonë ditën e djeshme.

Gjithçka ndodhi pas ceremonisë së varrimit, ku rreth shumë shtetas grek, mes tyre shumë ekstremistë, lanë fshatin Bularat për tu kthyer në Greqi.

Ndërkohë burime nga policia, bëjnë me dije se nuk janë lejuar të futen 46 persona mes të cilëve ishin 44 huliganë, ndërsa janë proceduar për tubim të paligjshëm 2 persona.

Të ndaluarit mbanin me vete bluza, pankarta dhe flamuj të ndryshëm, si të Vorio-Epirit, simbole naziste e shprehje me urrejtje.

Modifikuar më E Enjte, 08 November 2018 19:05
Login to post comments