Një 60-vjeçar është aksidentuar mbrëmjen e sotme në një rrugë rurale në Fushë Krujë.
Ai ishte këmbësor dhe i ka prerë rrugën një veture. I plagosuri, banues në Ishëm të Durrësit, ka qenë në gjendje të dehur në momentin e aksidentit.
Ai është transportuar fillimisht në urgjencën e Fushë Krujës dhe më pas pritet të transportohet drejt Tiranës.