Kosto e një leje ndërtimi – 18 procedura, nga të cilat 10 prej tyre vijnë me “gjobë”

Premte, 09 November 2018 14:15

Raporti i fundit i Doing Business nxori në pah një anë të errët të të bërit biznes në Shqipëri; lejet e ndërtimit. Procedurat për të marrë një leje ndërtimi në vendin tonë janë vështirësuar ndjeshëm, me kohën për të marrë një leje në rritje nga një vit më parë, në 299 ditë, nga 220 që ishte.

Një rritje të ndjeshme ka pësuar edhe kosto e ndërtimit. Ky është një ndër aspektet më të rëndësishme të të bërit biznes, sidomos për sipërmarrësit e huaj, që kanë një potencial të madh investimi dhe njohuri të pakta të mënyrës së funksionimit të gjërave në Shqipëri.

Banka Botërore në raportin dedikuar vetëm Shqipërisë për të bërit biznes sqaron me detaje situatën në vendin tonë në këtë drejtim, duke analizuar secilën prej 18 procedurave që duhet ndjekur për t`u pajisur me një ndërtimi të rregullt, që nga fillimi e deri në regjistrimin e pronës.

Si kohëzgjatja e marrjes së një leje, ashtu edhe kosto e ndërtimit janë bindshëm mbi mesataren europiane dhe të Azisë qendrore, saktëson Banka Botërore. Shqipëria është më mirë se mesatarja e rajonit vetëm në drejtim të cilësisë së ndërtimit.

Të gjitha përllogaritjet e Bankës Botërore janë bërë për një ndërtesë 1300 metra katrorë, me një vlerë ndërtimi prej 27 milionë lekësh, pra një ndërtesë tipike biznesi të mesëm.

Nga 18 procedurat, 10 prej tyre janë me pagesë, dhe në total përkthehen në të paktën 299 ditë pritje.

Marrja e certifikatës së pronësisë kushton 3250 lekë, ajo e studimit gjeoteknik 75 mijë lekë, opinioni i departamentit të planifikimit urban 2000 lekë, leja nga autoritet ujore 3000 lekë, ajo e agjencisë së ambientit dhe leja zhvillimore nga departamenti i mbrojtjes nga zjarri nga 10 mijë lekë secila, lidhja e kontratës së ujit së bashku me shërbimin, 40 mijë lekë, regjistrimi i pronës 43 mijë lekë, leje zhvillimore 13 mijë lekë, dhe kërkesa për leje ndërtimi 1.36 milionë lekë.

Këto dy të fundit janë në varësi të vlerës së pronës. Një pjesë e madhe e këtyre taksave janë të vlefshme vetëm për ndërtesa mbi 250 metra katrorë. Pra, në total, një biznesmen i tillë, përveçse duhet të presë 299 ditë vetëm për procedurat e ndërtimit, duhet të shpenzojë edhe një shifër në rreth 1.55 milionë lekë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...