Mediat franceze njoftojnë se një shqiptar 16-vjeçar u arrestua në Francë, si autor i vrasjes me thikë të një djaloshi afrikan 21-vjeçar më 22 shtator në sheshin Place de Jaude, në Clermont-Ferrand të Francës.
Sipas portalit francez “La Montagne”, shqiptari është arrestuar në Gjermani, mbrëmjen e së martës, më 6 nëntor.
Në fillim të tetorit, në Clermont-Ferrand, katër të rinj që kishin marrë pjesë në zënkën vdekjeprurëse dhe ishin arrestuar. Në këtë grup kanë qenë 3 të mitur të lindur në mes të viteve 2000 dhe 2001, dhe një i ri 20-vjeçar. Ndaj të gjithëve është ngritur padi, informon më tej Albinfo.ch.
Në atë kohë, prokuroria kishte konstatuar “a priori” se autorët e dyshuar të plagëve me thikë, nuk ishin pjesë e këtij grupi. Pas kësaj, u lëshua një urdhërarrest europian. Kjo solli në arrestimin e të dyshuarit kryesor në Gjermani, i cili ishte në arrati që nga sulmi vdekjeprurës. Ky i fundit duhet t’i paraqitet drejtësisë franceze. Sipas mediave franceze, ekstradimi i tij mund të zgjasë deri në gjashtëdhjetë ditë.