Institucioni i Avokatit të Popullit i është përgjigjur ankesave të banorëve të Astirit, pas peticionit të nisur ditën e djeshme.
“Jemi duke shqyrtuar 8 ankesa të qytetarëve. Kërkuam informacione nga institucionet. Procedura ligjore s’mund të jetë më e shpejtë. Inspektorët tanë kanë qenë në zonën që prekët”,
Banorët në peticion kërkojnë dëmshpërblim nga ana e shtetit për banesat që do shemben. Ndër të tjera ata theksojne se nuk janë kundër ndërtimit të Unazës së Re, por kërkojnë dëmshpërblim të drejtë për të gjithë ata.
Kërkesat në peticion
Me anë të këtij peticioni kërkojmë
Të mos na nxirrni në mes të katër rrugëve pa na dëmshpërblyer
Të kompensiohemi nga kompanitë respektive Private ashtu siç ka ndodhur me banesat e krehat të tjetër të rrugës ku do të bëhen prishjet.
Të dëmshpërblehemi në mënyrë të barabartë si ata që kanë legalizme dhe ata që nuk kanë legalizme se kemi 25 vite që jetojmë dhe kemi dhënë kontributin tonë në këtë komunitet.
Ne jemi pro ndërtimit të Unazës së re, por nuk jemi dakord që shteti apo privati si në rastin tonë, të mos na dëmshpërblejë, pasi këto 325 objekte janë edhe pjesë e Republikës së Shqipërisë. Kemi besim se institucionet e këtij vendi do të reagojnë duke marrë masat e duhura për kompensimet e banorëve të këtij aksi.