Presidenti i Republikës, Ilir Meta, pas situatës paksa të tensionuar me kryeministrinë, me reagime dhe kundëreagime ka zgjedhur të falenderojë publikisht blogeren e njohur Alyne, e cila u bë e njohur në vendin tonë gjatë emisionit të Ermal Mamaqit.
Blogerja Alyne ishte e ftuar së bashku me të dashurin e saj blogeri Nuseir . Ajo qau gjatë emisionit pas pyetjes së Kejvinës e cila iu drejtua Nuseir-it: “Po gjithë këto udhëtime i bën për të takuar goca?”.
“Kjo është shumë e pavend. Kjo nuk është për të qeshur. E di që kjo është Shqipëria dhe ju nuk keni respekt për femrat, por kjo e kaloi cakun. Të mos respektosh femrat nuk është për të qeshur. Jam e lodhur nga kjo botë që bën kështu gjërash. Nuk është në rregull. Kanali im në Youtube me miliona ndjekës është për të drejtat e femrave dhe ti bën këtë pyetje. Femrat në Shqipëri trajtohen si plehra, si objekt”, u shpreh Aline teksa qante.
Ndërkohë kreu i shtetit, Meta përmes një postimi në Facebook, vlerëson videon e blogeres së njohur për promovimin e bukurive përrallore të Shqipërisë. “Falënderim të veçantë për video-blogeren e famshme Alyne për promovimin e shkëlqyer të bukurive përrallore të Shqipërisë, diamantin e Europës, siç edhe ajo e quan.🇦🇱 @dearalyne NasDaily”, shkruan Meta krahas videos