Vetëm 11 refugjatë sirianë janë pranuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për vitin 2018. Shifrat janë bërë publike vetëm pak orë pasi SHBA dhe aleatët nisën një seri bombardimesh mbi Siri duke rrezikuar të shkaktojnë rindezjen e konfliktit.
Ky numër azilkërkuesish nga Siria është në kontrast të thellë me atë të viteve të mëparshme.
Në vitin 2015, gjatë presidencës së Barack Obamës, 2,192 refugjatë sirianë u pranuan në SHBA.
Ky numër u rrit ndjeshëm në 2016-ën kur në vend hynë 15,479 sirianë dhe gjatë vitit tjetër u pranuan 3,024 sirianë.
Kanë qenë të shumtë ata qytetarë amerikanë e të huaj që në rrjetet sociale i kanë konsideruar veprimet e SHBA-ve si hipokrizi.