Tension te Krimet e Rënda, prindërit e Marvi Mihalit përplasen me prindërit e Devis Bitrajt

Tuesday, 13 November 2018 12:17

Në seancën gjyqësore që është duke u zhvilluar te Krimet e Rënda për vrasjen e Marvi Mihalit, prindërit e tij janë përplasur me tone të ashpra me prindërit e Devis Bitrajt.

Prindërit e Marvi Mihalit kanë debatuar me prindërit e Devis Bitrajt, duke i akuzuar për provokim, pasi Devis Bitraj dyshohet si autor i vrasjes. Ndërkohë policia ka ndërhyrë për të qetësuar situatën.

Mësohet se prindërit e 22-vjeçarit kanë pasur përplasje të ashpra dhe me prokurorët e çështjes.

Kujtojmë se Marvi Mihali u godit me thikë korrikun e vitit të shkuar dhe ndërroi jetë për shkak të plagëve të marra.

22-vjeçari u godit me thikë nga 24 vjeçari Eugen Bitraj. Policia tha se sherri mes të rinjve ku u përfshinë disa persona ndodhi për motive banale.

Mavri u gjet në rrugë me plagë të shumta thike në trup. Ai u dërgua në spital por nuk arriti të mbijetojë. Sakaq policia arrestoi brenda natës autorin e krimit dhe bashkëpunëtorët e tij.

Sipas policisë sherri ka nisur në fillim në lokal mes 19-vjeçarit Dejvi Bitraj dhe 22-vjeçarit Marvi Mihali për një karikues telefoni. Mësohet se Marvi kishte blerë një telefon te Dejvi dhe po i kërkonte edhe karikuesin.

19-vjecari e ka tërhequr jashtë Marvin në parkingun e makinave të lokalit dhe pasi janë rrahur ka thirrur në ndihmë kushëririn dhe shokët e tij. Në ndihmë të Dejvit kanë shkuar Eugen Bitraj, Kridens Alla,19 vjeç dhe Marsel Alla, 23 vjeç.

“Gjatë konfliktit shtetasi Eugen Bitraj, ka nxjerrë thikën dhe ka goditur shtetasin Marvi Mihali, i cili për pasojë ka gjetur vdekjen në spital”, tha policia.

Ndërkohë të gjithë personat që rrahën dhe më pas i morën jetën të riut janë vënë në pranga nga policia, dhe akuzohen për vrasje, bashkëpunim në vrasje kryer në bashkëpunim dhe me paramendim.

22-vjeçari ishte student në një universitet privat dhe djali i vetëm i familjes Mihali.

Login to post comments