Veliaj u tha shpellarë banorëve, opozita merr vendim ekstrem edhe në Këshillin Bashkiak

E mërkurë, 14 November 2018 19:41

Opozita e Bashkuar ka vendosur që të braktisë punimet e Këshillit Bashkiak që do të mblidhet të enjten.
Me një deklaratë të përbashkët, këshilltarët e opozitës janë shprehur se do ti bashkohen banorëve të Unazës së re, që protesojnë për të drejtën e tyre.
‘Në mbledhjen e përbashkët, Opozita e Bashkuar në Këshillin Bashkiak Tiranë, vendosi:
Si akt proteste ndaj sjelljes së paprecedentë të kryetarit bashkisë Tiranë, fyerjeve raciste, sjelljes denigruese dhe përçarëse ndaj banorëve dhe qytetarëve të Tiranës, të refuzojë pjesëmarrjen në mbledhjen e nesërme të Këshillit Bashkiak Tiranë, dhe ti bashkohet protestës së banorëve të Tiranës, në mbështetje të kërkesave të tyre të ligjshme, të drejtës së jetës, banesës dhe dinjitetit njerëzor.
Opozita zgjedh të jetë në krah qytetarëve përballë kësaj klike të korruptuar e të shthurur, që vetëm në sajë te votave të blera nga mafia dhe grupet e trafiqeve të drogës sundon vendin dhe Tiranën’, thuhet në deklaratën e këshilltarëve të opozitës së bashkuar në Këshillin Bashkiak të Tiranës.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

Globi

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

  Miliarderi Elon Musk reagoi pasi një prokuror i Sorosit deklaroi se do ngrejë padi ndaj tij, pasi e akuzon se po mbledh vota për republikanët në SHBA. Prokurori Larry Krasner e akuzon Musk...

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

Politikë

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

  Deputeti demokrat, Edi Paloka, deklaroi në mbyllje të protesës së ligjvënësve demokratë përpara Parlamentit Europian në Strasburg se kanë marrë mbështetjen e Partive Popullore Europiane. “Meqë grupi që është nëpër takime...

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

Politikë

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

  Deputetë të opozitës po protestojnë gjatë ditës së sotme para selisë së Parlamentit Evropian. Sipas opozitës shqiptare, Rama synon “asgjësimin e opozitës përmes burgosjeve politike, duke rikthyer Shqipërinë 34 vjet më pas”. Deputeti...