Një tjetër rast i dhunës në familje regjistrohet në Shqipëri.
Sherri mes një çifti bashkëshortësh ka bërë që burri të rrëmbejë thikën në kuzhinë dhe të plagosë të shoqen.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur para dy ditësh, në një fshat të Lushnjes.
Ngjarja është shënuar në fshatin Plug, ku Th. B., 63 vjeç, ka kanosur me fjalë e plagosur lehtë me thikë të shoqen M. B. E dëmtuara u dërgua në spital, ku pas mjekimit të marrë u largua për në banesë.
Nga ana e policisë në cilësinë e provës materiale u sekuestrua thika. Ndërkohë, ndaj të dyshuarit materialet iu referuan Prokurorisë së Lushnjes, teksa po procedohet në gjendje të lirë.