Ish-presidenti, Bujar Nishani. ka qenë sot i pranishëm në konferencën shkencore të organizuar nga Këshilli i Qarkut Shkodër me temë “Shkodra në vitet e komunizmit 1945-1953”.
Ish-presidenti, Bujar Nishani. ka qenë sot i pranishëm në konferencën shkencore të organizuar nga Këshilli i Qarkut Shkodër me temë “Shkodra në vitet e komunizmit 1945-1953”.
Ishpresidenti tha se “Shkodra për momentin është marre peng nga individë apo grupe kriminale dhe për ketë ndjej keqardhje. Jam i bindur se është situate kalimtare dhe Shkodra do te dije ta kaloje”.
Nishani shtoi se “duket sikur e kanë marrë peng përkohësisht jetën e këtij qyteti, lirinë, të drejta e qytetarëve. Por gjithsesi, pavarësisht kësaj situate, që unë besoj se kjo është momentale dhe unë besoj se do të kalohet. Shkodra mbetet një simbol shumë i madh për mbarë botën shqiptare, por edhe simbol i përfaqësimit të shqiptarëve dhe Shqipërisë në aspektin ndërkombëtar. Kjo nuk është e ditëve të sotme, por është një trashëgimi shekullore.”
Nishani ishte i pranishëm në konferencën shkencore në Shkodër të organizuar nga Këshilli i qarkut Shkodër me temë: “Shkodra në vitet e komunizmit 1945-1953”.
Në fund Nishani falënderoi të gjithë organizatorët e konferencës duke mos harruar edhe përfaqësuesit e qarkut vendor.
“Ndaj unë ndihem shumë i kënaqur dhe shumë i privilegjuar. Dua të shpreh mirënjohjen për drejtuesit e qarkut e Shkodrës, për akademikët që janë angazhuar për mbajtjen e kësaj konference”, shtoi Bujar Nishani.