Presidenti i Republikës, Ilir Meta, pranoi Letrat Kredenciale nga Ambasadori i ri i Mbretërisë së Danimarkës në vendin tonë, René Rosager Dinesen.
Presidenti Meta i vlerësoi marrëdhëniet si shumë të mira midis dy vendeve.
Në mënyrë të veçantë, Presidenti Meta, shprehu mirënjohjen për mbështetjen që Danimarka ka dhënë për zhvillimin dhe forcimin e demokracisë e të pavarësisë së institucioneve në vendin tonë për mbrojtjen e të drejtave të njeriut.
Presidenti Meta shprehu mirënjohjen gjithashtu për mbështetjen që Danimarka i ka dhënë procesit të integrimit evropian të Shqipërisë, si dhe shprehu besimin se kjo mbështetje do të demonstrohet edhe për çeljen së afërmi të negociatave të anëtarësimit të vendit në BE.
Ndërsa duke u ndalur në bashkëpunimin dypalësh, Presidenti Meta, nënvizoi nevojën e intensifikimit të bashkëpunimit ekonomik e tregtar dhe shfrytëzimin më të mirë të potencialeve të të dy vendeve.
Ecuria e mirë në fushën e turizmit dhe prania e disa kompanive të mirënjohura daneze në tregun shqiptar, na inkurajon në këtë drejtim – u shpreh Presidenti Meta.