Sopranoja Alisa Katroshi ndodhet ne Budapest për performuar ne Sallonin Anna Jokai ne date 16 dhe me date 17 nëntor ne BUDAVARI ONKORMANYZAT ne Shqip Keshtiella e Buda ne ndertesen e Bashkise. Njoftimi jepet nga Ambasada jonë në Hungari e cila në rrjetin social FB shkruan: -“ Sot patëm kenaqesine ta presim ne Ambasade e te bisedojmë mbi karrierën e saj artistike dhe planet e se ardhmes, ku, fale dëshirës dhe vullnetit te saj, përfshihet edhe bashkëpunimi me Ambasadën ne Budapest. Alisa Katroshi është një soprano lirike shqiptare. Ajo i filloi studimet e Kantos ne moshën 14-vjecare ne Liceun Artistic “Jordan Misja” e me pas ne Akademinë e Arteve te Bukura te Tiranes, për te vazhduar me tej ne Konservatorin e E.F dall’Abaco te Verones, ku i mbaroi me rezultatet me te larta. Ajo ka studiuar kanto me këngëtare te famshëm si Mirela Freni, Fiorenza Cedolins, Alida Ferrarini, Daniela Dessi, Marcello Lippi dhe Sylvia Sass.
Ne konkursin e pare lirik kombëtar “Jorgjia Truja” ne Tirane, Alisa fitoi çmimin e dyte. Ajo ka fituar disa çmime ne konkurse ndërkombëtare lirike si “Antonio Salieri”, “ Villa In Canto “ ne Verona, “Anita Cerquetti” Macerata, “Martinelli Pertile” Padova, “Davide Vignolo” Savona, “O.M.E.G.A” Firenze.
Ajo filloje te këndojë ne opera me rolin e Mimise ne La Boheme te Giacomo Puccini ne Verona Itali. Ka kenduar role te tjera si Tosca e G.Puccini, Leonora nga opera La forza del destino, Aida, Amelia nga opera Nje ballo me maska, Leonora nga opera Trovatore te Giuseppe Verdi dhe Cio Cio San nga opera Madam Buttefly e G.Puccini”. Vet sopranoja thote se ; -“Falënderoj shume Ambasadorin Shqiptar ne Hungari zotin Arian Spasse për punën e tij te shkëlqyer, për mikpritjen qe me beri sot ne Ambasade, për dashamirësinë e tij dhe për dëshirën për te qene prezent ne koncertet e mija ne Hungari e për evente te reja ne bashkëpunim”. Mina HYSA