Edhe LSI me banorët e "Astirit", Xhixho: Duhet dëmshpërblim për të gjitha shtëpitë

E Enjte, 15 November 2018 13:03

Grupi Këshilltarëve të LSI dhe Opozita e bashkuar në Bashkinë e Tiranës bojkotuan sot mbledhjen e Këshillit Bashkiak dhe iu bashkuan qytetarëve të zonës së Astirit, banesat e të cilëve do të shemben nga projekti i Unazës së Madhe.

Grupi i LSI në vizionin e tij beson se institucioni i Këshillit është pranë qytetarëve dhe jo në salla tha Erisa Xhixho per gazetarët.

Ja prononcimi për mediat i anëtares së Këshillit Bashkiak të LSI-së, Erisa Xhixho pasi i bashkohen protestës së banorëve të Unazës së Re përpara Bashkisë së Tiranës.

Padyshim që LSI do ti bashkohet opozitës së bashkuar në një vendim unanim për të mos qenë sot në sallën e mbledhjeve, pasi si të zgjedhur të qytetarëve për të përçuar zërin e problemit të qytetarëve, sot Tirana ka një problem madhor, ku mbi 300 familje rrezikojnë të mbeten pa shtëpi.

Nuk po flasim për biznese, po flasim për shtëpi, po flasim për nëna me shtëpi, për gra shtatzëna, po flasim për njerëz që kanë derdhur djersën edhe të gjithë investimet e tyre në shtëpi. Nuk është një fenomen i ri ky që ka ndodhur me këta qytetarë. Ka ndodhur dhe është një problem i mbarë Shqipërisë. Shumica prej tyre janë në proces legalizimi dhe padyshim flasim për një barazi përpara ligjit që në qoftë se një proces ka filluar, nuk mund të dëmshpërblehen disa dhe disa të tjerë jo. LSI-ja padyshim që është pro investimeve madhore dhe padyshim që ne jemi për ndërtimin e veprave të tilla, por kjo paralelisht duhet të vazhdojë me dëmshpërblimin e plotë të të gjitha shtëpive.

Në qoftë se ka vullnet qeveria, mund të lejojë që të vazhdojë procesi i legalizimeve, duke legalizuar të gjitha shtëpitë të cilat janë në proces dhe më pas të vazhdojë procesi i dëmshpërblimit të të gjitha shtëpive dhe padyshim i ndërtimit të kësaj vepre madhore. Ne do të jemi në krah të qytetarëve për të respektuar të drejtat dhe liritë e tyre, dhe barazinë përpara ligjit si kusht themelor në ndërtimin e shtetit të së drejtës. Mendoj që thirrja e këtyre njerëzve dhe premtimi i kësaj qeverie që nuk do të prishte asnjë banesë apo asnjë shtëpi në rast të veprave të tilla apo në qoftë se do ti prishte ato do të duhej ti dëmshpërblente, besoj që duhet mbajtur. Duhet ta shqyrtojnë të gjitha institucionet. Kërkojmë një bashkëpunim të të gjitha institucioneve të Bashkisë së Tiranës të komunikojnë urgjentisht me këta qytetarë, sepse flitet për djersën, për mundin dhe për sakrificat e tyre, dhe në këtë moment ka nevojë për dialog edhe për zgjidhje, jo për arrogancë.

Mendoj që padyshim në bashkëbisedim me qytetarët, ne do të ushtrojmë të gjitha funksionet tona në hapësirat ligjore përkatëse. Jemi në kontakt me ta. Unë personalisht kam takuar shumë gra, zonja, ku fëmijët janë terrorizuar, nuk flenë natën dhe nga momenti në moment janë të traumatizuar, sepse mund ti prishet shtëpia. Një vend social nuk mund ta lejojë këtë gjë, pavarësisht veprave madhore që Tirana i kërkon, që ne i kërkojmë, por kjo në qoftë se ka dialog, në qoftë se ka vullnet, ka zgjidhje për të gjitha palët në mënyrë shumë paqësore dhe shumë qytetare.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

Globi

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

  Miliarderi Elon Musk reagoi pasi një prokuror i Sorosit deklaroi se do ngrejë padi ndaj tij, pasi e akuzon se po mbledh vota për republikanët në SHBA. Prokurori Larry Krasner e akuzon Musk...

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

Politikë

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

  Deputeti demokrat, Edi Paloka, deklaroi në mbyllje të protesës së ligjvënësve demokratë përpara Parlamentit Europian në Strasburg se kanë marrë mbështetjen e Partive Popullore Europiane. “Meqë grupi që është nëpër takime...

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

Politikë

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

  Deputetë të opozitës po protestojnë gjatë ditës së sotme para selisë së Parlamentit Evropian. Sipas opozitës shqiptare, Rama synon “asgjësimin e opozitës përmes burgosjeve politike, duke rikthyer Shqipërinë 34 vjet më pas”. Deputeti...