Gropa e financave: Mosrealizimi i planit të të ardhurave do të jetë 60 milionë euro këtë vit

E Enjte, 15 November 2018 15:33

Të ardhurat nga tatimet dhe doganat do të përmbyllen me një mosrealizim prej rreth 7.5 miliardë lekësh (60 mln euro) në raport me planin deri në fund të vitit 2018, sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Financave.

Sipas analizës së Ministrisë së Financave humbjet në raport me planifikimin do të jenë më të larta në të ardhurat e pritshme nga TVSH, tatimi mbi fitimin dhe akciza.

Të ardhurat nga TVSH-ja në total pritet të janë 4.3 miliardë lekë më të ulta se plani edhe pse Ministria e Financave kur uli pragun e tatimit në bizneset me xhiro 2 milionë lekë planifikoi arkëtime më të larta për shkak të formalizimit që do të krijohej në të gjithë zinxhirin e TVSh-së.

Pas TVSH-së, mungesa e të ardhurave në raport me planin shihet të jetë tek akciza me një vlerë rreth 3.5 miliardë lekë dhe tek tatimi mbi fitimin me rreth 2.5 miliardë lekë më pak.

Por krahas deficiteve shihet se në disa zëra kishte tejkalim në raport me planin. Nga taksat nacionale u arkëtuan 1.7 miliardë lekë më shumë si rezultat i rritjes së çmimeve të naftës në tregjet ndërkombëtare, ku u pagua më shumë rente nga eksporti i naftës bruto.

Tejkalime u panë edhe në të ardhurat nga sigurimet shoqërore dhe shëndetësore përkatësisht me 292 milionë lekë dhe 146 milionë lekë si pasojë e rritjes së punimit.

Ministria e Financave, gjithashtu arsyeton se shkak kryesor për mosrealizimin e të ardhurave këtë vit është nënçmimi i euros ndaj lekut, duke ndikuar në mënyrë të drejtpërdrejte në uljen e arkëtimeve nga doganat.

Ekspertët e qeverisë raportuan këto ditë në kuvend se efekti negativ i kursit të këmbimit në të ardhurat buxhetore do të vijojë edhe gjatë vitit 2019.

Të ardhurat tatimore nga tatimet, doganat dhe kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore për vitin 2019, vlerësohen të arrijnë 423.5 miliardë lekë, me një shtesë prej 27 miliardë lekë ose 6.8% më shumë se pritshmëria e vitit 2018.

Të ardhurat nga DPT dhe DPD (pa përfshirë kontributet) parashikohet të jenë 325.6 miliardë lekë, me një rritje prej 6.7% ose 20.5 miliardë lekë më shumë se viti 2018.

 

Login to post comments

Lajmet e fundit

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

Globi

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

  Miliarderi Elon Musk reagoi pasi një prokuror i Sorosit deklaroi se do ngrejë padi ndaj tij, pasi e akuzon se po mbledh vota për republikanët në SHBA. Prokurori Larry Krasner e akuzon Musk...

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

Politikë

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

  Deputeti demokrat, Edi Paloka, deklaroi në mbyllje të protesës së ligjvënësve demokratë përpara Parlamentit Europian në Strasburg se kanë marrë mbështetjen e Partive Popullore Europiane. “Meqë grupi që është nëpër takime...

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

Politikë

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

  Deputetë të opozitës po protestojnë gjatë ditës së sotme para selisë së Parlamentit Evropian. Sipas opozitës shqiptare, Rama synon “asgjësimin e opozitës përmes burgosjeve politike, duke rikthyer Shqipërinë 34 vjet më pas”. Deputeti...