Mediat ekuadoriane kanë zbuluar pamjet e sekuestrimit të 350 kg drogë ditën e djeshme, e cila zotërohej nga banda me në krye një shqiptar.
“Në provincën Salinas u kapën 350 kg drogë, që pas analizave rezultuan të ishin kokainë e pastër. Ngarkesa u gjet në brendësi të një jahti në plazhin e kësaj zone. Fillmisht nga policia u kapën 3 vendas ekuadorianë që prej disa ditësh luanin rolin e ruajtësve të jahtit me drogë,” bën me dije TVC. Dy ditë më parë një prej të arrestuarve ka kerkuar leje në kapitenerinë e Puerta de Salinas për te nisur anijen por leja iu mohua.
Ndërkohe kur është kryer operacioni, sapo kane vënë re policinë, një person ka tentuar të manovroje jahtin.
Avokati i njërit prej ruajtësve, tha se nuk e dinin se çfarë ruanin: “Ata janë djem të thjeshtë punëtorë, që thjesht po kryenin punën e tyre. Dhe nuk kanë asnjë përgjegjësi për këtë situatë”.
Droga ishte e ndarë në 18 qese të ngjashme me njëra-tjetrën. Policia kolumbiane vazhdon me hetimet për të nxjerrë detaje të tjera në lidhje me sekuestrimin. Droga do të nisej nga Santa Elena, Ekuador dhe do kalonte në Australi permes korridorit te Paqësorit.
Deri tani ka shkuar në 11 numri i të arrestuarve për trafikun ndërkombëtar të kokainës. Janë arrestuar 8 shtetas ne Ekuador dhe 3 në Greqi. Operacioni është zhvilluar mbremjen e 13 nentorit dhe oret e para te dates 14.