Një aksident i veçantë ka ndodhur në Tiranë. Dy motorë janë përplasur midis tyre dhe për pasojë janë plagosur dy drejtuesit e tyre, njëri prej të cilëve pa leje drejtimi.
“Më datë 15. 11. 2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë për shtetasit H. V., dhe M. K., vjeç 28 dhe 20, banues në Tiranë, sepse në rrugën e “Dibrës”, duke drejtuar motoçikletën e tij shtetasi H. V., ka aksidentuar motoçikletën me drejtues shtetasin M. K., i cili nuk ishte i pajisur me leje drejtimi. Për pasojë janë lënduar dy drejtuesit e motoçikletave, të cilët pas mjekimit në spital, janë larguar për në banesë. Nenet 290 e 291 të Kodit Penal”, thuhet nw njoftimin e policisë.