Policia: Këta janë 16 personat e rrezikshëm nga Berati

Saturday, 17 November 2018 09:47

Pas qarkut të Vlorës, Fierit dhe Gjirokastrës, Policia e Shtetit ka publikuar skedat e 16 personave të shumëkërkuar nga policia e Beratit.

“Këta janë 16 personat e kërkuar nga Policia në qarkun e Beratit. Policia e Shtetit fton cilindo që ka dijeni mbi vendndodhjen e tyre të telefonojë Policinë në numrin pa pagesë 112, duke ju garantuar anonimatin. Ndihmo dhe ti në sigurinë publike”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ata janë të dënuarit për vrasje Misir Tare, nga Berati i dënuar me burgim të përjetshëm; Musa (Jorgo) Protoduari nga Ura Vajgurore i dënuar me burgim të përjetshëm; Byniamin Hajro nga Berati, i dënuar me 25 vjet burg për vrasje; Edmirant Hoxha nga Durrësi, i dënuar me 25 vjet burg për vjedhje me pasojë vdekjen; Sokol Bega nga Kuçova, i dënuar me 25 vite burg për vrasje; Besnik Çoadari nga Tirana, i dënuar me 25 vjet burg për vrasje; Orion Qirko nga Fieri i dënuar me 22 vite burg për vrasje; Bledar Bega nga Kuçova i dënuar me 20 vjet burg për vrasje; Albert Shimi nga Berati, i dënuar me 18 vjet burg për vrasje; Artan Yzeiri nga Berati, i dënuar me17 vjet burg për vrasje; Rentjan Toslluku nga Berati, i dënuar me 16 vjet burg për vrasje.

Po ashtu të shumëkërkuar janë edhe Ilir Sinani nga Kuçova i dënuar me 16 vjet burg për vjedhje me armë; Pëllumb Joca nga Tirana, i dënuar me 15 vjet buth për vrasje; Mirela Muhametllari nga Berati e dënuar me 10 vjet burg për trafik të lëndëve narkotike; Vasil Bajraktari nga Berati, i dënuar me 7 vjet burg për shfrytëzim prostitucioni në rrethana rënduese; Haki Mehmeti nga Elbasani i dënuar me 6 vjet e 9 muaj burg për prodhim dhe shitje narkotikësh.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...