Të paktën një person ka humbur jetën ndërsa më shumë se 50 të tjerë kanë mbetur të plagosur nga pasi më shumë se 120 mijë persona në mbarë Francën protestuan kundër
rritjes së çmimit të karburanteve. Policia përdori gaz lotsjellës për të ndaluar demonstruesit në Champs-Elysees.
Protesta që nisi në orët e para të së shtunës pa me dhjetëra mijëra persona që dolën në rrugët e qyteteve franceze për të shprehur pakënaqësinë e tyre ndaj politikave të presidentit Emmanuel Macron dhe vendimin e fundit të qeverisë franceze për të rritur çmimet e karburantit nëpërmjet taksave shtesë.
Protestuesit bllokuan rrugët në të gjithë Francën, duke bllokuar trafikun në shumë zona, si dhe duke bllokuar pikat e shitjes së karburantit.
Fotot dhe videot e postuara në mediat sociale tregojnë turma të mëdha njerëzish që bllokuan kalimin nëe rrugët dhe autostradat kryesore në gjithë Francën.
Më shumë se 124,000 persona morën pjesë në më shumë se 2000 tubime në Francë, sipas Ministrisë së Brendshme.
Mediat franceze e cilësuan numrin e protestuesve si “të pashembullt”. Shumë rrugë u mbyllën për shkak të bllokadave të protestuesve. Në shumë vende, pengesat e rrugëve çuan në bllokime të rënda të trafikut.
Demonstruesit u panë të digjnin goma dhe ngritën barrikada në rrugë. Veprimet e protestuesve gjithashtu çuan në disa konflikte mes shoferëve dhe këmbësorëve.
Policia vendosi forca të mëdha në zonat ku u zhvilluan protestat, por megjithatë nuk arriti dot që ta normalizojë situatën dhe ta vërë nën kontroll atë. Sipas Ministrisë së Brendshme, 47 persona u plagosën gjatë protestave, me tre prej tyre që janë në gjendje kritike për jetën.