Ambasada Amerikane në Tiranë njofton të gjithë studentët e vitit të parë dhe të dytë që janë të interesuar të studiojnë një semestër në SHBA se kanë nisur aplikimet.
"Jeni studentë të vitit të 1-rë ose të 2-të dhe jeni të interesuar të studioni në Shtetet e Bashkuara për një semestër? Aplikimet për programin Global UGrad janë hapur. Ejani së bashku me stafin e Ambasadës Amerikane dhe ish studentë të Global UGrad për të mësuar më shumë mbi këtë program dhe mbi procesin e aplikimit. Sot, në stendën e Ambasadës Amerikane, në katin e dytë të Panairit të Librit të Tiranës, nga ora 18:00 deri në orën 19:00', shkruan ambasada në faqen zyrtare.