Papa fton në meshë të varfrit

Diel, 18 November 2018 21:45

Padrejtësia është rrënja e pandreqshme e varfërisë”, tha Papa Françesku në meshën që shënoi Ditën e Kishës Katolike për të Varfrit. Ati i Shenjtë ftoi për shërbesën në Bazilikën e Shën Pjetrit me mijëra njerëz të varfër.

“Thirrja e përditshme e të varfërve bëhet më e fortë, por dëgjohet më pak, e mbytur nga zhurma e disa të pasurve, që rriten gjithnjë e më pak dhe bëhen më të pasur”, tha kreu i Kishës Katolike.

Ai gjithashtu iu referua emigrantëve kur u bëri thirrje njerëzve t’i kushtojnë vëmendje “të gjithë atyre që detyrohen të largohen nga shtëpitë e tyre dhe nga vendi amë për një të ardhme të pasigurt”.

E diela shënon herën e dytë të Ditës së të Varfërve, një ngjarje që Papa Françesku e filloi vitin e kaluar. Përveç drekës me të varfrit pas meshës, Papa Françesku ka mbledhur një ekip mjekësh, të cilët do t’u ofrojnë kujdes mjekësor falas të varfërve.

Login to post comments