Moti i paqëndrueshëm vijon në vendin tonë duke bërë që vranësirat të jenë dominante deri në orët e mesditës ku pritet shtim i tyre duke gjeneruar shira në bregdet dhe zonat e ulëta ndërsa reshje dëbore do të bien në zonat malore verilindore-juglindore.
Po ashtu, pasditja dhe mbrëmja mbeten në ndikimin e vranësirave dhe reshjeve të shiut dhe dëborës në pjesën më të madhe të vendit. Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit nuk do të kenë ndryshim të ndjeshëm duke ruajtur vlera konstante ku ekstremumet ditore luhaten nga -4 deri 19 °C.
Era do fryjë mesatare veri-qendër deri e fortë në jug me shpejtësi mbi 45 km/h nga drejtimi verior-verilindor duke krijuar në det dallgëzim 3-4 ballë.