Fatjon Toska, 32 vjeç është vënë në pranga ditën e sotme nga policia e Beratit.
I riu me banim në lagjen “Barikada” në Berat, u arrestua nga Policia pasi sulmoi me thikë një 23-vjeçare dhe babain e saj.
Arrestimi i Toskës u bë pasi në lagjen “Çlirim”, për motive të dobëta, ai qëlloi me thikë 23-vjeçaren me iniciale R.D dhe 53-vjeçarin me iniciale G.D.
Toska kishte patur një lidhje dashurie me të renë dhe nuk kishte pranuar ndarjen nga ajo.
Ai kishte shkuar për ta takuar në banesë dhe për të sqaruar konfliktet, por pas një debati me vajzën dhe të atin, 32-vjeçari i qëlloi me thikë.
Atë e bijë morën ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Berat dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.