Alarmi për bombë në makinën e Drejtorit të Hekurudhave, Ani Dyrmishi, në Durrës, ka rezultuar fals pasi është verifikuar nga autoritetet.
Pas njoftimit në Polici se nën makinë ishte parë një shishe me eksploziv dhe një telefon celular, forcat e specializuara të Policisë kanë kryer verifikimin.
Sendi i dyshimtë sis shishe me eksploziv dhe telefon celular aty afër nuk ka rezultuar bombë. Vetë Dyrmishi është shprehur se nuk e kishte idenë për atë lëndë plasëse, por e kishin njoftuar me telefon fqinjët.