Një aksident automobilistik ka ndodhur mesditën e sotme në kryeqytet. Në incidentin e ndodhur në zonën e Shkozës janë përfshirë dy automjete.
Mësohet se, një prej automjeteve i futur në një market anës rrugës. Nga aksidenti nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale.
Policia ka ardhur menjëherë në vendngjarje për të zbuluar shkaqet e aksidentit si dhe zbardhjen e situatës. Në këtë pjesë të rrugës, ka ndaluar qarkullimi i mjeteve për disa momente.