LAJM I FUNDIT/ Kërkohet dorëheqja e deputetit të PS, fyeu fëmijët autikë

Hënë, 19 November 2018 22:44

Ndaj gjuhës fyese të deputetit socialist Alket Hyseni kundrejt autikëve ka reaguar edhe drejtuesja e fondacionit “Down Syndrome Albania” Emanuela Pepkola Zaimi e cila ka kërkuar dorëheqjen.

“Alket Hyseni jepni dorëheqjen” shkruan drejtuesja.

Më tej në reagimin e saj në Facebook ajo ka kërkuar reagimin e edhe të Komisionerit për mbrojtjen nga Diskrimini si edhe të delegacionit të BE-së në Tiranë.

“Nga ky moment e deri sa të bëhet realitet une do të bëj të pamundurën që ky deputet të japë dorëheqjen e të mos jetë më përfaqësues i popullit shqiptar dhe i paguar me taksat tona.
Të mos guxojë më politikan të përdorë gjendjet e fëmijëve tanë për fyerje.
Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi REAGO!
Vasilika Hysi të lutem reago në cilësinë e zv/kryetares së Kuvendit”- shkruan Pepkola Zaimi.

Login to post comments