Dita e të Drejtave të Fëmijëve, Meta: Mbrojtja dhe përkujdesi për shëndetin e tyre është misioni ynë

Tuesday, 20 November 2018 09:27

Presidenti i Republikës Ilir Meta, përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, ka kujtuar Ditën Ndërkombëtare të të Drejtave të Fëmijëve.

“Krenar që sot, në këtë ditë të rëndësishme, "Aleanca për Dhurimin e Gjakut" organizon një seancë dhurimi gjaku, për fëmijët talasemikë dhe jo vetëm, duke përcjellë mesazhin se mbrojtja e jetës dhe përkujdesi për shëndetin e tyre duhet të jetë misioni ynë i përhershëm” shkruan Meta.

Ja postimi i plotë kreut të shtetit:

Dita Ndërkombëtare e të Drejtave të Fëmijëve, na frymëzon të bashkojmë përpjekjet për mbrojtjen e shëndetit, mirëqenien, arsimimin e respektimin e të drejtave të fëmijëve, si dhe për të parandaluar çdo formë dhune, abuzimi e shfrytëzimi të tyre.

Krenar që sot, në këtë ditë të rëndësishme, "Aleanca për Dhurimin e Gjakut" organizon një seancë dhurimi gjaku, për fëmijët talasemikë dhe jo vetëm, duke përcjellë mesazhin se mbrojtja e jetës dhe përkujdesi për shëndetin e tyre duhet të jetë misioni ynë i përhershëm.

Login to post comments