Torovicë, gurët bien në oborr

Tuesday, 20 November 2018 09:44

Në fshatin Torovicë të Lezhës nuk ka të rreshtur problemi i rrëshqitjes së gurëve. Më saktë i masiveve të mëdhenj që rrezikojnë jo vetëm shtëpitë, por edhe jetët e njerëzve.

 

Edhe gjatë natës, dy masive gurësh të përmasave të mëdha kanë rrëshqitur nga mali, duke rrezikuar jetët e familjeve që jetojnë në afërsi të malit.

Vetëm një vit më parë, në po të njëjtin vend pati një rrëshqitje grupi tejet të madh, prej të cilit humbën jetën 3 persona.

Login to post comments