Reshjet intensive të shiut do vazhdojnë të bien, të paktën edhe në 24 orët e ardhshme, sipas parashikimeve të IGJEUM. Vlora, Gjirokastra dhe Elbasani rrezikojnë të përmbyten lokalisht.
Në zona të kufizuara të qarqeve, në terrenet malore mund të ketë edhe reshje në formë shtrëngatë.
“Mundësi për përmbytje të lokalizuara nga përrenjtë dhe lumenjtë e vegjël ose në zona urbane, kryesisht përgjatë fundit të ditës së sotme dhe pjesës së parë të ditës së nesërme në qarqet Vlorë, Gjirokastër dhe Elbasan. Mundësi për rrëshqitje të tokës në qarqet Vlorë, Gjirokastër, Elbasan dhe Berat”, thuhet në njoftimin e IGJEUM