Ambasada amerikane në Tiranë ka reaguar fort sot, duke nxitur dhe kërkua nga Prokuroria, hetimin e të akuzuarve per krime. Ambasada nuk ka përjashtuar nga apeli i saj edhe “pritjen e sundimit të ligjit gjatë hetimit në vazhdim për Saimir Tahirin”.
Deklarata e plotë e Ambasadës amerikane
Gjykata e Krimeve të Rënda të Shqipërisë dënoi Emiljano Shullazin dhe grupin e tij, por presim përparim të vazhdueshëm në rrugën e Shqipërisë drejt sundimit të fortë të ligjit. Dje, Gjykata e Apelit të Tiranës dëgjoi argumentet e prokurorëve lidhur me masën e sigurisë për Ervis Martinaj. Ne presim hetimin e plotë të tij, ashtu siç presim që sundimi i ligjit të zbatohet gjatë hetimit në vazhdim për Saimir Tahirin. Shtetet e Bashkuara mbeten të përkushtuara ndaj së ardhmes së Shqipërisë.