Pronarët e banesave që preken nga ndërtimi i Unazës së Re kanë dalë sërish sot në protestë kundër vendimit të qeverisë. Sot është dita e 17 e reagimit dhe protestave.
Banorët kërkojnë që Bashkia e Tiranës dhe Qeveria t’i dëmshpërblejnë për humbjen e godinave më vlerën e tregut që kanë banesat në këtë zonë dhe jo me shifrat që janë miratua nga institucionet. Protestuesit thonë se asnjë nga qeveria apo Bashkia e Tiranës nuk është interesuar për problemin që kanë.
Banorët kanë rrëzuar zërat e shpërndara nga ARRSH se banorët kanë rënë dakord pas një takimi me kreun e saj Afrim Qendro. "Kanë shkuar te Afrim Qëndro, nuk kanë vajtur banorët që po protestojnë, por tre punonjës të administratës . Nxorën emrin e babait tim dhe timin në listën e ARRSH. Afrim Qendro tha se unë jam tërhequr. Janë mashtrime të Qendros dhe Veliajt. Nuk kemi takuar asnjë. Pse të shkojmë ne tek ARRSH, le të vijnë ata këtu. A i kanë vënë kryq shtëpisë këtu, le të vijnë të takohemi me kamera, s’kemi asgjë për të fshehur. Pse të venë banorët atje një nga një, le të vijnë ata këtu. Ne jemi të gjithë për një qëllim. Si mund të shkoj tek ARRSH. Pse ka frikë nga njerëzit. Pse duhet të shkojmë ne tek ARRSH. T’i bëjmë gjërat përballë kamerave dhe hapur”- thotë një tjetër banor.
vijon...