“Hajd mo burrë ulu këtu me ne dhe flasim, do ta bësh ’97 këtu nëse nuk na dëmshpërblen.”, kështu janë shprehur sot banorët e Astirit në ditën e tyre të 17 të protestës ndaj kreut të Bashkisë Erion Veliajt.
Në protestë ndodhen edhe deputetë e opozitës, si Endrit Braimllari, Flamur Noka, Floida Kërpaçi. Të pranishëm janë edhe artistët si Robert Budina, Neritan Liçaj, aktivisti Ervin Goci të cilët janë shrpehur ashpër ndaj Ramës dhe Veliajt.
“Këta e kanë ndarë mendjen që nuk do të vimë më në pushtet. Mbroni pronën tuaj, jeni në të drejtën tuaj,”, u shpreh Robert Budina.
“Mos u tundni nga vendi se nuk çfarë t’u bëjnë fare. Këta urrejnë shqiptarin. Janë të dehur nga miliardat e tyre. I kanë ditët e shkurta kjo qeveri, është qeveri e korruptuar”, u shpreh Neritan Liçaj.
“Do jua marrin të gjithë këta oligrakët. Do jeni ca fatkeqë në katin e 10 të një palltai pasi këta nuk mbahen, do ju marrin shtëpitë.”, u shpreh Ervin Goci.
Banorët edhe sot kanë bllokuar rrugën nga “Sheshi Shqiponja” te “Pallati me Shigjeta”. Ata kërkojnë dëmshpërblim të banesave të tyre me vlerën e tregut.