Një shtetas shqiptar është ndaluar nga policia greke, i akuzuar për transport lënde narkotike me qëllim trafikimin.
34-vjeçari u ndalua në aksin rrugor Janinë – Kozani, në vendin e quajtur Eleusa, në afërsi të qytetit të Janinës.
Gjatë kontrollit të mjetit që ai drejtonte u desh aktivizimi i qenit të kërkimit të drogës me emrin “Nero”.
Në vende të ndryshme brenda mjetit u gjetën 39 pako me kanabis, me peshë të përgjithshme 19,9 kilogramë.
Lënda narkotike ishte fshehur në gomat e makinës, nën parafangot, te motori dhe nën tapecarinë e sedileve të pasme.
Policia sekuestroi dy telefona celularë, si dhe mjetin me të cilin transportohej lënda narkotike.