Manual i FMN për emigrimin – “Zbatojini dhe do të ulet dëshira për t`u larguar nga Shqipëria”

E mërkurë, 21 November 2018 14:45

Në përfundim të misionit të saj në vendin tonë, Fondi Monetar Ndërkombëtar jep edhe disa këshilla për të përmirësuar të bërit biznes. Këto masa, nëse zbatohen, jo vetëm që do të përmirësojnë klimën e biznesit, por edhe do të ndikojnë në dekurajimin e emigrimit të shqiptarëve.

Ky fenomen, së fundmi ka marrë vëmendjen e një sërë institucionesh ndërkombëtare, por edhe të faktorëve ndërkombëtare, pasi kërcënon rëndë ekonominë e vendit, nëpërmjet deformimeve strukturore të shoqërisë si dhe uljes së ndjeshme të krahut të punës aktiv.

Fondi Monetar Ndërkombëtar jep kështu 5 këshilla bazë për të përmirësuar klimën e biznesit dhe nxitur idenë e mos largimit nga vendi te shqiptarët, si rrjedhojë. Këshilla numër një është pa diskutim zbatimi i reformës në drejtësi, që është edhe një ndër aspektet më të rëndësishme të të bërit biznes.

Këtu përfshihet edhe forcimi i shtetit ligjor. Këshilla numër dy i referohet fuqizimit të kuadrit ligjor për të drejtën e pronës, që do të nxisë kreditimin e sektorit privat si dhe investimet e huaja direkte. Këshilla numër tre i referohet përmirësimit të cilësisë së kujdesit shëndetësor dhe arsimit.

Më pas FMN vijon duke këshilluar ngushtimin e hendeqeve në infrastrukturë me vendet e tjera të rajonit. Këshilla numër 5 ndërkohë, ka të bëjë me harmonizimin e standardeve me Bashkimin Europian. Për Fondin Monetar Ndërkombëtar, duket se këto 5 hapa janë të mjaftueshëm për të nxitur një klimë më të mirë biznesi në vend si dhe për të dekurajuar shqiptarët që të largohen nga vendi.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...