Aktori i njohur Neritan Liçaj i ftuar në "Arena" në Ora News e konsideron skandaloze deklaratën e kryebashkiakut Veliaj që i quajti banorët e Unazës së Re shpellarë, duke theksuar shqiptarëve u ka ardhur në majë të hundës nga politikanët.
Pjesë nga deklarata:
Hila: Si tu duk termi shpellar?
Liçaj: Është skandal, është turpi më i madh. Këta janë dehur aq shumë nga pushteti sa nuk e dinë se çfarë flasin. Si mund të quash qytetarin shpellar? Me çfarë të drejte?
Gjikondi: E ka taktikë këtë për të futur frymën e përçarjes.
Liçaj: Kujt i shërben kjo që të përçash qytetarin? Kjo është perverse. E dyta, mirë bëjnë sepse shtojnë urrejtjen ndaj tyre. U ka ardhur në majë të hundës. Treçereku i Shqipërisë po turfullon. Edhe vota nuk ka më vlerë.