Banorët e "Astirit" nuk ndalen, kjo është lëvizja e radhës

E Enjte, 22 November 2018 08:00

Banorët e zonës së Astirit do të vazhdojnë edhe sot protestën, por ketë herë përpara Parlamentit. Ata do të mblidhen në orën 10:00, kur edhe fillon seanca plenare.

Në ditën e 19, ata protestojnë kundër projektit të zgjerimit të rrugës së Unazës së Madhe që do tu kushtojë atyre prishjen e banesave.

Protesta mbështet edhe nga opozita. Një ditë më parë, deputeti Klevis Balliu i bëri thirrje policisë të mos provokojë, por tu bashkohet qytetarëve.

Login to post comments