Komenti për kryeministrin bën moderatoren të shpërthejë live në të qeshura

E Enjte, 22 November 2018 09:55

Së fundmi në rrjetet sociale ka qarkulluar gjerësisht një video e moderatores Pranvera Borakaj. Moderatorja ka qenë duke pritur një lidhje në Skype, e cila nuk është realizuar për çështje teknike. Ndaj Pranvera ka filluar të qeshë duke mos e ndalur dot veten. Por një situatë e tillë i ka ndodhur gazetares së njohur Mirela Milorit teksa kishte të ftuar në studio, analistin e njohur, Fatos Lubonja.

Gjatë komentit për një foto të kryeministrit të Shqipërisë, Lubonja shkaktoi të qeshura në studio. Mirela nisi të qeshte dhe nuk mundi të ndalonte për disa sekonda. Në përpjekje për t’iu rikthyer seriozitetit, me shumë vështirësi Mirela Milori mori situatën në duar si një profesioniste e vërte.

Login to post comments